Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Goditet grupi që trafikonte armë nga Mali i Zi – arrestohen dy persona në Tiranë

GD
Gazeta Demos10 mars 2026 në 10:32
Goditet grupi që trafikonte armë nga Mali i Zi – arrestohen dy persona në Tiranë

Një operacion policor i koduar “Rotondo”, i zhvilluar pas një hetimi dymujor, ka çuar në goditjen e një grupi të dyshuar për trafikim dhe shitje të armëve të zjarrit në Tiranë.

Lidhur me rastin janë sekuestruar 6 pistoleta të dyshuara të trafikuara nga Mali i Zi, me qëllim shitjen, kurse janë arrestuar në flagrancë 2 shtetasit që transportonin me automjet, armët e zjarrit.

Sipas policisë në Shqipëri është identifikuar dhe shpallur në kërkim një bashkëpunëtor i dy të arrestuarve.

“Si rezultat i një hetimi të kryer për 2 muaj, me metoda proaktive, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të kontrolleve dhe punës operative, me objektiv goditjen e veprimtarive kriminale të trafikimit dhe shitjes së armëve të zjarrit, finalizuan operacionin e koduar “Rotondo”.

“Gjatë operacionit, u vunë në pranga shtetasit D. J., 31 vjeç, banues në Shkodër dhe F. Gj., 22 vjeç, banues në fshatin Domje. Automjeti që drejtonte 22-vjeçari dhe ku ishte pasagjer shtetasi D. J., u ndalua për kontrolle, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, në vendin e quajtur “Rrethi i Freskut”. Nga kontrollet në automjet, u gjetën 6 armë zjarri (pistoleta SigSauer) të dyshuara të trafikuara nga Mali i Zi, me qëllim shitjen në këtë zonë. Armët e zjarrit u sekuestruan bashkë me automjetin tip “Volksëagen” që drejtonte shtetasi F. Gj., si dhe me 4 celularë”, njofton policia shqiptare.

VIDEO

Policia

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 10:56Rama nga New York: Paqja nuk i paraprin zhvillimit ekonomik, është kusht për ta bërë atë të mundur
  • 10:55Tërmet në Maqedoni të Veriut
  • 10:06“Takime me agjentët serbë”, Klodiana Lala nis betejën ligjore ndaj Vlora Hysenit
  • 09:02Vuçiq: Do të jap dorëheqjen të dielën, por do të flas me Putinin para përfundimit të mandatit
  • 08:38"Kriminel", Edi Rama goditet me vezë në SHBA