Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Gjermania përgatitet për reshje të dendura dëbore, ndërsa stuhia ‘Goretti’ godet Evropën Veriore

GD
Gazeta Demos9 janar 2026 në 20:27
Gjermania përgatitet për reshje të dendura dëbore, ndërsa stuhia ‘Goretti’ godet Evropën Veriore

Gjermania po pret reshje bore deri në 20 centimetra, pasi era me shpejtësi rekorde prej më shumë se 210 kilometrash në orë la pa rrymë gati 400 mijë shtëpi në Francë. Pjesët veriore dhe perëndimore të Evropës po goditen nga stuhia “Goretti”.

Të premten në Francë nuk u raportua për dëme të gjera ndaj pronave, por një burrë u lëndua seriozisht, pasi rrëshqiti nga kulmi i shtëpisë, ku po mundohej t’i zëvendësonte tjegullat e rëna, ndërsa 27 njerëz të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta, por disa prej tyre kanë kërkuar trajtim në spital, raporton gazeta “The Guardian” .

Shërbimi kombëtar i motit, Meteo-France, lëshoi paralajmërime të ashpra për mot të lig, duke u bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë në shtëpi. Erë me shpejtësi prej 213 dhe 216 kilometrash në orë u regjistrua gjatë natës në Gatteville dhe Val-de-Saire, në rajonin e Normandisë.

Rekordi për erë me shpejtësi të lartë u regjistrua edhe në rajonin Brittany, ndërsa në majën e Kullës së Ajfelit në Paris era e arriti shpejtësinë prej 148 kilometrash në orë.

Gjermania po e quan këtë stuhi “Elli”. Pjesa më e keqe e saj pritej të arrinte më vonë të premten me erë të fortë, borë të dendur e temperatura që mund të bien deri në -20 gradë në zona të caktuara.

Kompania “Deutsche Bahn” i ndali shërbimet e linjave të gjata të trenave në një pjesë të madhe të veriut të vendit, përderisa shërbimi kombëtar i motit paralajmëroi se akulli dhe bora e grumbulluar nga era po i bëjnë të pakalueshme shumë rrugë.

Rajoni përreth qytetit të Hamburgut, ku priten reshje të reja bore prej të paktën 15 centimetrash, si dhe shteti verior Schleswig-Holstein, pritet të goditen më së rëndi. Shkollat janë mbyllur dhe mbi 700 punëtorë sanitarë janë dislokuar për t’i pastruar rrugët në Hamburg.

Afër qytetit verior Bremerhaven, tre të rinj u dërguan në ndalim, pasi dyshohej se kishin hedhur akull në një autostradë ku kishte trafik që po qarkullonte. Policia tha se disa automjete janë goditur, por nuk pati raportime për të lënduar.

Autoritetet i këshilluan ata që mund të qëndrojnë në shtëpi që të bëjnë një gjë të tillë, ndërsa vozitësve u thuhet që t’i mbushin rezervuarët dhe të vendosin batanije e ujë në automjete në rast se mbeten të bllokuar rrugëve.

Pjesët qendrore e veriore të Gjermanisë, ku temperaturat janë pak më të larta, po përgatiten për shi të ftohtë. Gjatë natës, tre persona u lënduan lehtë, pasi një autobus rrëshqiti në akull poshtë një kodre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 20:28Serbia pret mbështetjen e SHBA-së për Kosovën, ankohet se Kurti shkeli marrëveshjen për Ujmanin
  • 19:48Aksident tragjik në Ksamil: Humb jetën i riu, drejtues i një furgoni
  • 10:37Qeveria e Marokut: Lajmet e rreme nxitën migrimin drejt Ceutës
  • 10:03Çmimet e naftës bien pasi Trump anulon sulmin ndaj Iranit
  • 22:11Tragjedi në Itali: Furgoni përplaset me autobusin, vdesin 6 persona – lëndohen 27