Pas dekadash tkurrjeje, Bundeswehr-i n Gjermani do të shtojë trupat. Prandaj, Ministria e Mbrojtjes ndali tani përdorimin pronave ushtarake për qëllime civile, me pasoja për shtetet dhe komunat.
Ministria e Mbrojtjes ndalon shndërrimin e pronave ushtarake dhe përdorimin civil të tyre. Arsyeja është kërkesa në rritje për lokacione ushtarake për shkak të zgjerimit të planifikuar të forcave të armatosura, njoftoi ministria. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Berlin, ngrirja e konvertimit fillimisht prek 187 ish-prona ushtarake në pronësi të Agjencisë Federale për Pasuri të Paluajtshme. Ato janë thelbësisht të përshtatshme për përdorim nga Bundeswehr, sipas ministrisë. Përveç kësaj, ka edhe 13 prona të tjera që ende operohen nga Bundeswehr të cilat nuk do të hiqen nga përdorimi – në kundërshtim me vendimet e mëparshme.
Ato përfshijnë ish-bazën ajrore në Fürstenfeldbruck dhe pjesë të Aeroportit Tegel në Berlin. Këto hapësira do t’i shtohen një “rezerve strategjike të truallit” për të siguruar disponueshmërinë në plan afatshkurtër nëse është e nevojshme.
