Bashkimi Europian paralajmëron rikthimin e regjimit të vizave për Gjeorgjinë nëse Tbilisi nuk ndalon “rrëshqitjen nga parimet demokratike”.
Komisioni Evropian do t’i dërgojë qeverisë së Gjeorgjisë një letër, duke pezulluar liberalizimin e vizave që vlen që nga viti 2017, deri më 31 gusht.
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, deklaroi se sulmet ndaj demokracisë nga partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, po ashpërsohen.
Pezullimi i mundshëm ka shkaktuar shqetësim tek disa vende anëtare të BE-së, të cilat frikësohen se masa mund të dëmtojë popullin gjeorgjian pa prekur drejtuesit.
Sipas BE-së, qeveria aktuale në Tbilisi shërben interesat e Moskës, ndonëse 80% e popullsisë mbështet integrimin europian.