Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja kanë hyrë në një territor të panjohur.
Aleatët dhe partnerët ekonomikë të hershëm, të cilët kanë gëzuar tregti të lirë për dekada të tëra, tani janë në një luftë tregtare në rritje pa një plan të qartë për t'u larguar, shkruan BBC
Dhe për Kryeministrin e Kanadasë Mark Carney, vendimi i vonë i natës për të pezulluar bisedimet me Presidentin Donald Trump dhe për t'u hakmarrë në vend që të bien dakord për një marrëveshje që dukej e arritshme, do të jetë një provë e rëndësishme politike.
