Forcat e armatosura izraelite kanë njoftuar se kanë vrarë gjeneralin Ali Shadmani, kreun e Shtabit Qendror të Khatam al-Anbiya, në një sulm të kryer në Teheran.
Sipas ushtrisë izraelite, Shadmani konsiderohej si komandanti më i lartë ushtarak i Iranit dhe njeriu më i afërt me udhëheqësin suprem iranian, Ali Khamenei.
