Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Finlanda thotë se dyshohet se një dron rus hyri në hapësirën e saj ajrore

GD
Gazeta Demos3 maj 2026 në 12:32
Finlanda thotë se dyshohet se një dron rus hyri në hapësirën e saj ajrore

Një dron i paidentifikuar dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore të Finlandës në Virolahti, afër kufirit me Rusinë, mëngjesin e 3 majit, tha Ministria finlandeze e Mbrojtjes.

Forcat Ajrore të Finlandës e pikasën dronin në orët e para të mëngjesit, u tha në njoftimin e Ministrisë.

“Modeli dhe origjina e dronit nuk janë identifikuar”, thanë autoritetet, duke shtuar se kjo fluturake nuk është më në hapësirën ajrore finlandeze, shkruan REL.

Incidenti ishte duke u hetuar nga roja kufitare finlandeze, thuhet në njoftim, pa u dhënë detaje të tjera.

Finlanda ndan një kufi prej 1.340 kilometrash me Rusinë.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha të dielën se njësitë e mbrojtjes ajrore ushtarake kanë rrëzuar 334 dronë ukrainas gjatë natës në rreth 15 rajone, disa prej tyre afër Shën Petersburgut, rreth 150 kilometra nga Virolahti.

Në mars, Ukraina i kërkoi falje Helsinkit pasi dy dronë ukrainas u rrëzuan në jug të Finlandës, që me gjasë devijuan nga kursi për shkak të ndërhyrjes ruse.

Ndërkaq, në të kaluarën disa vende evropiane kanë raportuar për shkelje të dyshuara ruse të hapësirës së tyre ajrore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 17:49Lajme të këqija për presidentin serb Vucic, nisi procedura kundër partisë së tij
  • 17:14‘Mandati i tretë’, Trump liston 25 arritjet kryesore: Nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit
  • 16:02Presidenti i Finlandës paralajmëron popullin: Përgatituni për sulme ruse me dronë dhe sulme hibride
  • 15:58Kuba goditet nga një tjetër ndërprerje masive e energjisë, miliona njerëz mbesin pa rrymë
  • 15:00Rama vizitë në SHBA, merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së