Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Falimenton linja ajrore amerikane “Spirit Airlines”, shkak rritja e çmimit të karburantit

GD
Gazeta Demos2 maj 2026 në 14:52
Falimenton linja ajrore amerikane “Spirit Airlines”, shkak rritja e çmimit të karburantit

Kompania amerikane “Spirit Airlines” ka mbyllur aktivitetin e saj pasi dështoi të siguronte një paketë shpëtimi prej 500 milionë dollarësh nga administrata Trump.

Linja ajrore me kosto të ulët ishte në bisedime me qeverinë amerikane për një marrëveshje që do ta shpëtonte atë nga falimentimi, por sipas saj, rritja e çmimeve të karburantit e shkaktuar nga lufta SHBA-Izrael kundër Iranit i dha një goditje të rëndë kompanisë që ishte në vështirësi.

“Me zhgënjim të madh njoftojmë se kemi filluar një reduktim të rregullt të operacioneve tona, i cili hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftimin e saj.

“Të gjitha fluturimet tona janë anuluar dhe klientët e ‘Spirit’ nuk duhet të shkojnë në aeroport”, nënvizoi kompania, e cila operon në tregun ajror amerikan prej mbi 30 vitesh.

“Rritja marramendëse e çmimeve të karburantit për avionë që nga fillimi i luftës në Lindjen e Mesme nuk na la asnjë alternativë tjetër përveçse të ndiqnim një mbyllje të rregullt të kompanisë”, bëri me dije drejtuesi i kompanisë, e cila kishte deklaruar falimentin dy herë brenda vitit 2025.

“Spirit Airlines” filloi të ofrojë fluturime me kosto të ulët në vitin 1992. Kompania ishte e njohur për aeroplanët e saj me ngjyrë të verdhë dhe kishte të punësuar rreth 11 mijë persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 09:10Tragjike në Itali: Ushtari amerikan humb jetën gjatë larjes në liqen
  • 08:49Tragjedi në Rio: Rrëzohet helikopteri, 4 anëtarë të një familjeje humbin jetën
  • 08:26Zelensky: Koreja e Veriut do të dërgon 50 mijë trupa në Rusi
  • 20:24Joe Biden në gjendje të rëndë shëndetësore
  • 17:47Bondarenko: Shoqëria ukrainase nuk i përkrahë 100% deklaratat e Zelenskyt për Kosovën