Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Erëra të forta dhe dëborë në Kroaci, anulohet mësimi në shkolla

GD
Gazeta Demos27 mars 2026 në 12:53
Erëra të forta dhe dëborë në Kroaci, anulohet mësimi në shkolla

Erëra të forta me shpejtësi deri në 120 km/orë janë regjistruar në Zagreb këtë të premte. Për shkak të kushteve të motit, u pezullua mësimi në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme.

Dëme të shumta materiale janë të dukshme në të gjithë qytetin, me pemë të rrëzuara, shtylla ndriçimi të dëmtuara, dhe po ashtu të dëmtuara kanë mbetur çatitë e ndërtesave si dhe automjetet e parkuara anash rrugëve.

Erërat e forta në kryeqytetin kroat dëmtuan edhe linjat e tramvajit.

Ka patur ndërprerje të transportit hekurudhor, me disa linja të mbyllura dhe me një tren që ka dalë nga shinat. Në bord kishte rreth 40 pasagjerë, dhe sipas informacionit fillestar, tre prej tyre u plagosën lehtë.

Për shkak të borës, janë në fuqi kufizime për lëvizjen në rrugë të kamionëve me rimorkio dhe traktorëve.

Erëra të forta po fryjnë gjithashtu përgjatë bregdetit kroat, ndërkohë që reshjet e mëdha të dëborës kanë sjellë bllokim të automjeteve nëpër autostrada.

Kroaci

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 17:16Riaktivizohet një tjetër vatër zjarri në Krujë
  • 09:10Tragjike në Itali: Ushtari amerikan humb jetën gjatë larjes në liqen
  • 08:49Tragjedi në Rio: Rrëzohet helikopteri, 4 anëtarë të një familjeje humbin jetën
  • 08:26Zelensky: Koreja e Veriut do të dërgon 50 mijë trupa në Rusi
  • 20:24Joe Biden në gjendje të rëndë shëndetësore