Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është bashkuar me zërat ndërkombëtarë që përshëndesin përpjekjet e fundit për paqe në Lindjen e Mesme, duke e cilësuar shtytjen për zbatimin e planit të paqes të Donald Trumpit si “një pikë kthese të mundshme”.
Në një deklaratë të cituar nga SkyNews, Erdogan vlerësoi vendimin e Hamasit për të liruar të gjithë pengjet e mbetura izraelite, duke thënë se ky veprim tregon “se është gati për paqe”.
“Kështu, është hapur një dritare mundësie për paqe të qëndrueshme në rajonin tonë,” theksoi presidenti turk.
