Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

“Enver Hoxha mund të vriste edhe nënën e tij”, ish ambasadori gjerman: Ishte ndër diktatorët më gjakatarë të shekullit XX

GD
Gazeta Demos13 korrik 2025 në 20:50
“Enver Hoxha mund të vriste edhe nënën e tij”, ish ambasadori gjerman: Ishte ndër diktatorët më gjakatarë të shekullit XX

2 korrikun e vitit 1990, me të vetmen armë në duart dhe zemrat e tyre, shpresën, shqiptarët mposhtën frikën e rrënjosur thellë në deje prej regjimit ndoshta më të egër komunist të Europës Lindore, dhe zgjodhën t’i dorëzohen të panjohurës.

5 mijë vetë mësynë ambasadat e vendeve perëndimore në Tiranë, pa asnjë garanci se nuk do të ktheheshin në viktimat e shteti hakmarrës diktatorial, që edhe pse dukej në grahmat e fundit, për individin rebel mbetej një kërcënim. Pjesa dërrmuese e tyre, mbi 3.000 persona, arritën të hynin në ambasadën gjermane, territori i së cilës u kthye në atë moment për ta në Tokën e Premtuar.

Njeriu që çeli ambasadën gjermane në Shqipëri në 1987-tën, ishte ai që tre vjet më vonë do të kthehej në dëshmitar e njëkohësisht, edhe protagonist të të paimagjinueshmes, duke i hapur dyert e godinës së re të sapo përfunduar të këtij misioni, e duke i ndihmuar të hynin njerëzit e etur për liri dhe për një jetë më të mirë në Perëndimin e Artë.

Ish ambasadori Daum, i cili foli pak para se të ndërronte jetë, ishte nga të paktët që parashikoi shembjen e regjimit. Në intervistën e tij të dhënë pak para se të ndërronte jetë, diplomati rrëfen për gazetaren e Top Channel Irida Vasia, sesi i përjetoi vitet e fundit të regjimit komunist në Shqipëri më në krye Enver Hoxhën, për të cilin thotë se ishte i aftë të vriste edhe nënën e tij.

Gjermani

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 10:28Zjarret në Shqipëri, situatë e vështirë në Gurë-Lurë të Dibrës: 11 vatra vijojnë aktive
  • 10:27Kroacia përfshihet nga zjarret, “digjet” qyteti turistik
  • 22:36Netanyahu: Britania mund të quhet “Republika e parë Islamike me armë bërthamore”
  • 20:17Ukraina i propozon Rusisë armëpushim në Detin e Zi, kërkon ndaljen e sulmeve ndaj objektivave civile
  • 20:05Aksident tragjik në Lushnjë, humbin jetën dy gra