Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Ndërkombëtare

Edi Rama takohet me Papa Leon XIV

GD
Gazeta Demos5 shkurt 2026 në 13:49
Edi Rama takohet me Papa Leon XIV

Kryeministri shqiptar Edi Rama këtë të enjte ka zhvilluar një takim me Papa Leon XIV.

Edhe gjatë këtij takimi Rama ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe djali i tij.

Siç raporton Euronewsal, më pas u zhvillua një takim në Sekretarinë e Shtetit të Selisë së Shenjtë me kardinalin Pietro Parolin dhe imzot Paul Richard Gallagher.

“Në bisedimet e përzemërta u vu në dukje marrëdhënia e mirë ekzistuese ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë dhe u trajtuan tema me interes të përbashkët që lidhen me marrëdhëniet ndërmjet bashkësisë kishtare dhe asaj civile”, njofton Zyra e Shtypit të Selisë së Shenjtë.

Ndër temat në qendër të bisedimeve ishin edhe çështjet kryesore rajonale, përfshirë situatën në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Edi Rama

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 08:25Rama sërish i kërkon studentëve: Dialog
  • 23:29Trump sulmon demokratët para zgjedhjeve të mesmandatit: Kandidatët e tyre janë njerëz të rrezikshëm
  • 20:35​Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7% pas sinjaleve për rifillimin e dialogut
  • 19:39Tërmet në Kretë të Greqisë
  • 22:40Tragjedi në Florida, rrëzohet avioni privat – 9 persona humbin jetën