Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Dy ushtarë amerikanë të vrarë nga sulmet iraniane, një tjetër ende në kërkim

GD
Gazeta Demos18 korrik 2026 në 20:10
Dy ushtarë amerikanë të vrarë nga sulmet iraniane, një tjetër ende në kërkim

Dy pjesëtarë të ushtrisë amerikane janë vrarë, ndërsa një tjetër rezulton i zhdukur pas sulmeve me raketa balistike dhe dronë të kryera nga Irani në territorin e Jordanisë.

Lajmi është konfirmuar nga Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (CENTCOM), e cila bëri të ditur se ngjarja ndodhi gjatë përpjekjeve për mbrojtjen e forcave amerikane dhe atyre aleate.

Sipas raportimeve të CNN-it, këto janë viktimat e para të regjistruara në radhët e ushtrisë amerikane në përballjen e drejtpërdrejtë me Iranin që nga muaji mars

CENTCOM njoftoi se sulmet janë zhvilluar më 17 korrik, kur njësitë amerikane dhe partnerët e tyre u përballën me një valë sulmesh të realizuara përmes raketave balistike dhe mjeteve ajrore pa pilot të nisura nga Irani.

Dy pjesëtarë të ushtrisë amerikane në Jordani u vranë gjatë luftimeve, ndërsa një pjesëtar tjetër aktualisht rezulton i zhdukur në aksion”, thuhet në deklaratën zyrtare të Komandës Qendrore amerikane. Përveç viktimave, katër ushtarë të tjerë amerikanë janë evakuuar për trajtim mjekësor në spitalet e Jordanisë pas përballjes me sulmet.

Sipas autoriteteve amerikane, ata më vonë janë liruar nga kujdesi mjekësor dhe janë rikthyer në gjendje stabile.

Ndërkohë, disa pjesëtarë të tjerë të personelit ushtarak kanë pësuar lëndime të lehta, por pas trajtimit janë kthyer në detyrat e tyre

SHBA

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 20:03Zelensky në Serbi të shtunën, Vuçiq: Asnjëherë s’kanë ftuar përfaqësues të Kosovës në Ukrainë, është për t’u respektuar
  • 18:26Zelenskyy do të vizitojë Serbinë të shtunën, për herë të parë
  • 23:00Presidenti iranian: Vendi përballet me një presion të paparë, më i vështiri që viti 1979
  • 22:47Aksident vdekjeprurës në Durrës, automjeti përplas këmbësorin
  • 22:02Të shtëna masive në Karolinën e Veriut, tre persona të vdekur një i lënduar