Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Drejtuesit të një kompanie farmaceutike i bie të fikët gjatë një konference për media në Shtëpinë e Bardhë

GD
Gazeta Demos6 nëntor 2025 në 19:31
Drejtuesit të një kompanie farmaceutike i bie të fikët gjatë një konference për media në Shtëpinë e Bardhë

Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten pasdite në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, gjatë një konference të presidentit amerikan Donald Trump për barnat kundër obezitetit. Një përfaqësues i kompanisë farmaceutike Novo Nordisk është rrëzuar papritur pas Trumpit, duke shkaktuar ndërprerjen e menjëhershme të transmetimit live.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, bëhet fjalë për Gordon Findlay, drejtues në kompaninë Novo Nordisk , e cila prodhon barnat e njohura Ozempic , Rybelsus dhe Wegovy .

Në momentin e incidentit, drejtori ekzekutiv i kompanisë Eli Lilly , David Ricks, u dëgjua duke pyetur “A je mirë, Gordon?”, ndërsa zyrtarët kërkuan që gazetarët të largoheshin nga salla. Trump u ngrit menjëherë nga tavolina e tij, ndërsa Dr. Mehmet Oz nxitoi për t’i dhënë ndihmë përfaqësuesit që kishte humbur ndjenjat.

Sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, konfirmoi më vonë se personi është jashtë rrezikut për jetë.

“Gjatë njoftimit për iniciativën ‘Most Favored Nations’, një përfaqësues i një kompanie farmaceutike ra të fikët. Njësia mjekësore e Shtëpisë së Bardhë reagoi menjëherë dhe gjendja e tij është e mirë. Konferenca për shtyp do të vazhdojë së shpejti,” tha ajo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 14:06Zjarri më i madh në historinë e Belgjikës po i afrohet Gjermanisë
  • 13:10Zelensky: Interceptorët evropianë nuk mund të qëndrojnë në depo
  • 12:41Ushtria izraelite thotë se komandanti i lartë i Hezbollahut u vra në një sulm në Libanin jugor
  • 12:24CNN: Qëllimet e administratës Trump për luftën me Iranin kanë ndryshuar dhe janë reduktuar
  • 10:01Trungu i pemës çau veturën pas përplasjes, dy të rinj i shpëtojnë mrekullisht aksidentit