Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Deklarohen nga Irani, lideri suprem del me paralajmërim për Izraelin

GD
Gazeta Demos13 qershor 2025 në 08:56
Deklarohen nga Irani, lideri suprem del me paralajmërim për Izraelin

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka reaguar ashpër pas sulmeve ajrore izraelite ndaj territorit iranian, duke i quajtur ato një “krim të kryer në agim” dhe duke paralajmëruar se Izraeli do të përballet me pasoja të rënda .

Në një deklaratë të publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve IRNA dhe cituar nga CNN, Khamenei konfirmoi se disa komandantë të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë bërthamorë iranianë janë vrarë gjatë sulmeve që Izraeli pretendon se kishin për synim objektiva bërthamore.

“Regjimi izraelit ka kryer një krim në agim. Ky regjim duhet të presë një ndëshkim të ashpër,” tha Khamenei, duke shtuar se viktimat do të zëvendësohen menjëherë dhe misioni i tyre do të vazhdojë pa ndërprerje.

Ai akuzoi Izraelin për përshkallëzimin e situatës dhe paralajmëroi se ky veprim ka hapur rrugën për pasoja të rënda.

“Me këtë sulm, regjimi sionist i ka përgatitur vetes një fat të hidhur dhe të dhimbshëm – dhe me siguri do ta marrë atë,” u shpreh lideri suprem.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 15:35Sulmet izraelite në një fshat në jug të Libanit vrasin nëntë persona
  • 15:17Nepali shpall ditë zie kombëtare pas përmbytjeve vdekjeprurëse, kërkimet për të zhdukurit vazhdojnë
  • 14:27Zjarri në SHBA u mori jetën tre fëmijëve shqiptarë, flet daja: S’i pashë kur erdhën në jetë, tani do t’i përcjell në varr
  • 12:49Të shtëna armësh në Shkup, vritet një 26-vjeçar
  • 12:48SHBA-ja u bën thirrje Serbisë dhe Republikës Sërpska të mos e madhërojnë Mlladiqin