Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Dalin pamjet: Forcat amerikane lëshohen nga helikopteri në anijen “Sophia”

GD
Gazeta Demos7 janar 2026 në 22:22
Dalin pamjet: Forcat amerikane lëshohen nga helikopteri në anijen “Sophia”

Autoritetet amerikane kanë publikuar dy video të incizuara nga ushtria pas sekuestrimit të anijeve transportuese të naftës, “Sophia” dhe “Marinera”.

Sekretarja e Sigurisë së Atdheut, Kristi Noem, dhe Komanda Jugore e Ushtrisë së ShBA-së i publikuan këto video në rrjetin X, ku shihen helikopterët duke iu afruar anijeve transportuese nga kënde të ndryshme dhe disa persona duke u lëshuar mbi to.

Sipas zonjës Noem, anija që shihet në video u sekuestrua në “ujëra ndërkombëtare afër Detit të Karaibeve”, raporton televizioni BBC .

Sipas të dhënave më të fundit rreth vendndodhjes, anija “Sophia” ishte afër bregdetit të Kamerunit më 24 korrik dhe prej asaj kohe nuk e kishte transmetuar lokacionin.

Anijet kanë mundësi që t’i falsifikojnë të dhënat për venddodhjen e tyre në mënyrë që ta fshehin pozicionin në det.

“Kriminelët e botës janë paralajmëruar. Mund të vraponi, por nuk mund të fshiheni. Ne asnjëherë nuk do të zbutemi në misionin tonë për ta mbrojtur popullin amerikan dhe për ta frenuar financimin e narko-terrorizmit kudo që e gjejmë, pikë” – shkroi zonja Noem në postimin ku e publikoi videon.

VIDEO

SHBA

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 13:16Boshnjakët votojnë në zgjedhjet që përballin forcat pro-perëndimore me ato nacionaliste
  • 11:48Trump paralajmëron Iranin: Kam një vendim për të marrë, mund të zgjidhet në mënyrën e lehtë ose të vështirë
  • 21:57Kandidati austriak për president premton kthimin e përkrenares dhe shpatës së Skënderbeut në Shqipëri
  • 17:48Sulmet ruse godasin dy ura strategjike në Kiev