Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Dalin detaje nga krim brenda familjes kosovare në Gjermani: Fillimisht u gjet burri, më pas gruaja – lanë pas dy fëmijë

GD
Gazeta Demos16 tetor 2025 në 16:04
Dalin detaje nga krim brenda familjes kosovare në Gjermani: Fillimisht u gjet burri, më pas gruaja – lanë pas dy fëmijë

Një ngjarje tragjike raportohet se ka ndodhur brenda një familje kosovare më 10 tetor në Gjermani, në qytetin e Siegenit.

Atje një burrë nga Kosova dyshohet se ka mbytur gruan e tij e më pas edhe veten.

Informacionet fillestare Klani i ka siguruar përmes lexuesve të vet, e më pas të njëjtat janë konfirmuar edhe nga autoritetet gjermane,

Policia zbuloi detaje rrëqethëse për ngjarjen.

“Në orët e para të mëngjesit të së premtes, më 10 tetor, një operacion policor u zhvillua në një kompani në Siegen. Punonjësit kishin gjetur të varur në një sallë të kompanisë (Maccostrase në lagjen Eiserfeld). Viktima (39-vjeçar) ishte po ashtu punonjës i kompanisë”, deklaron policia.

Hetimet treguan se nuk kishte prova për ndonjë krim dhe se vdekja cilësohej si “Vetëvrasje”.

Por, më vonë, po atë ditë, gruaja e viktimës raportohet se u gjet e vdekur në banesën e tyre në Siegen.

Për shkak të ngjarjes, u krijua një skuadër e veçantë që do ta hetonte rastin. Pas autopsisë së bërë në trupin e 40-vjeçares, e cila konfirmohet të jetë shtetase gjermane, u konstatua se ajo është mbytur.

Sipas policisë së Siegenit, nuk ka prova se dikush jashtë kësaj familje mund të jetë i përfshirë, dhe se i dyshuari kryesor është bashkëshorti i saj.

“Në bazë të gjetjeve të deritanishme tregohet fuqishëm se bashkëshorti 39-vjeçar është përgjegjës për vdekjen e 40-vjeçares. Hetimet ende nuk kanë përfunduar dhe ende janë duke vazhduar. Rezultate të mëtejshme priten”, thuhet tutje në përgjigjen e policisë për Klankosova.tv.

Bëhet e ditur se çifti bashkëshortor ka dy fëmijë të mitur, të cilët aktualisht janë nën kujdesin e Zyrës së Mirëqenies së të Rinjve.

Interesant është fakti se për rastin nuk është raportuar ende nga asnjë media në Gjermani, dhe këtë e konfirmon edhe Policia.

Prandaj, sipas përgjigjes për Klanin, policia tha se meqë nuk ka pasur asnjë kërkesë nga mediat, është vendosur që, për të mbrojtur privatësinë e të mbijetuarve – veçanërisht të fëmijëve – të mos bëhet asnjë komunikim i qëllimshëm me shtypin.

Gjermani

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 23:00Presidenti iranian: Vendi përballet me një presion të paparë, më i vështiri që viti 1979
  • 22:47Aksident vdekjeprurës në Durrës, automjeti përplas këmbësorin
  • 22:02Të shtëna masive në Karolinën e Veriut, tre persona të vdekur një i lënduar
  • 20:46Tronditëse në Greqi: Shqiptari raportohet se përdhunoi vajzën 9-vjeçare të partneres së tij
  • 20:46Tragjedi në Itali: Makina përplas motorin, humb jetën 33-vjeçari shqiptar