Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

CNN: SHBA po planifikon sulme të reja ndaj Iranit që këtë fundjavë

GD
Gazeta Demos1 gusht 2026 në 10:56
CNN: SHBA po planifikon sulme të reja ndaj Iranit që këtë fundjavë

Shtetet e Bashkuara po planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit që këtë fundjavë, ndërsa Presidenti Donald Trump kërkon një zgjidhje për luftën, sipas dy zyrtarëve amerikanë të njohur me planet, raporton CNN.

Shtrirja e saktë e sulmeve dhe objektivat e mundshme që SHBA-ja mund t’i godasë nuk janë të qarta, dhe të dy zyrtarët paralajmëruan se sulmet mund të anulohen.

Trump, duke folur në një mbledhje të kabinetit më herët të premten, paralajmëroi rifillimin e sulmeve të rënda, ndërsa shprehu zemërimin ndaj përpjekjeve diplomatike që nuk kanë dhënë rezultatet e dëshiruara.

“Ne do t’i godasim shumë fort”, tha Trump. “Në një moment, ata do të thonë: ‘Thjesht nuk mund ta përballojmë më’”.

Komanda Qendrore e SHBA-së (US Central Command) ka përgatitur opsione dhe i ka vendosur forcat e saj në gatishmëri për zgjerimin e luftës, duke përfshirë një bombardim të rëndë dyjavor ndaj bazave raketore të Iranit.

Sipas zyrtarëve, janë hartuar gjithashtu plane për opsione që do t’i synonin objektet energjetike.

Administrata Trump ka qenë e rezervuar ndaj goditjes së infrastrukturës energjetike të Iranit, nga shqetësimi se Teherani mund të hakmerret duke sulmuar infrastrukturën në vendet e Gjirit dhe t’i trondisë tregjet globale të energjisë, të cilat tashmë janë nën presion për shkak të luftës.

Më herët gjatë kësaj jave, Ministri izraelit i Mbrojtjes tha se udhëheqja e vendit dëshironte ta godiste infrastrukturën energjetike iraniane si një mënyrë për të ushtruar edhe më shumë presion ekonomik ndaj Iranit. “Ne duam shumë t’i godasim objektivat energjetike të Iranit – SHBA-ja nuk po e miraton këtë për momentin”, tha Israel Katz.

Nuk ka asnjë tregues se Izraeli do të marrë pjesë në një valë të re sulmesh amerikane ndaj Iranit.

Gjithashtu, ushtria amerikane ka bërë përgatitje për të nisur një seri sulmesh që do të synojnë infrastrukturën bërthamore të Iranit, duke përfshirë Pickaxe Mountain, edhe pse jo domosdoshmërisht të kufizuara vetëm në atë vend, në jug të Teheranit. Sipas zyrtarëve, këto përgatitje janë intensifikuar gjatë ditëve të fundit.

E pyetur lidhur me raportimet se Trump ka urdhëruar një raund të ri sulmesh gjatë fundjavës, Shtëpia e Bardhë tha se presidenti nuk do të “qëndrojë duarkryq dhe të lejojë që kjo sjellje terroriste të vazhdojë”.

“Irani do të vazhdojë të paguajë çmimin derisa të ulet në tryezën e bisedimeve në një mënyrë që, sipas vlerësimit të Presidentit Trump, është domethënëse”, tha në një deklaratë sekretarja për shtyp, Karoline Leavitt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 23:12Macron: Është e turpshme të qëndrojmë pasivë përballë asaj që po ndodh në Gaza
  • 23:08Irani vendos kushtet për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, ministri i Jashtëm ia përcjell të dërguarit të SHBA-së
  • 19:55Trump e Burnham takohen për herë të parë
  • 19:44Delegacioni izraelit largohet nga salla, Erdogan në OKB “shpërthen” me kritika për Izraelin për gjendjen në Gaza
  • 19:30Groenlanda, Danimarka dhe SHBA-të nënshkruajnë marrëveshje sigurie