Irani ka bllokuar në mënyrë efektive Ngushticën e Hormuzit, një nga kanalet më të ngarkuara të transportit të naftës në botë, ku zakonisht kalon rreth 20 për qind e naftës botërore.
Në vitin 2025, rreth 20 milionë fuçi naftë dhe produkte nafte kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në ditë, sipas vlerësimeve nga Administrata Amerikane e Informacionit për Energjinë (EIA).
Kjo është një vlerë prej gati 600 miliardë dollarësh tregti energjie në vit, raporton BBC
Rreth 3 mijë anije zakonisht lundrojnë nëpër ngushticë çdo muaj, por kjo shifër është ulur ndjeshëm kohët e fundit, me Iranin që kërcënon të sulmojë anije cisternash, por edhe të tjera.
