Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Ç’është “kupola termike” që po shkakton temperaturat që po e përvëlojnë Europën

GD
Gazeta Demos31 maj 2026 në 19:23
Ç’është “kupola termike” që po shkakton temperaturat që po e përvëlojnë Europën

Një valë e pazakontë e të nxehtit ka përfshirë Europën Perëndimore, duke thyer rekorde temperaturash dhe duke shkaktuar viktima. Sipas meteorologëve, shkaku kryesor i temperaturave ekstreme në Europën Perëndimore është fenomeni i njohur si “kupola termike”.

Kupola termike është një zonë e madhe presioni të lartë atmosferik që “parkohet” mbi një rajon dhe vepron si kapak mbi ajrin e nxehtë.

Duhet menduar si kapak tenxhereje. Ajri i nxehtë bllokohet poshtë, zbret drejt tokës, ngjeshet dhe nxehet edhe më shumë. Ndërkohë, presioni i lartë pengon formimin e reve dhe reshjeve, kështu që dielli e ngroh tokën çdo ditë pa shumë ndërprerje. Kjo ka rritur temperaturat deri në 10-15 gradë mbi mesataren sezonale, sqaron Lapsi.al.

Britania e Madhe po përballet me një situatë të paprecedentë, me 11 viktima të raportuara deri tani si pasojë e temperaturave të larta.

Në Londër, termometri arriti deri në 35.1°C, duke thyer rekorde që qëndronin prej më shumë se një shekulli. Vendi po përjeton gjithashtu net tropikale të njëpasnjëshme, me temperatura që nuk zbresin nën 20°C.

Në Francë, autoritetet kanë vendosur në alarm portokalli dhjetëra rajone, përfshirë Parisin.

Deri më tani janë raportuar shtatë viktima, ndërsa temperaturat kanë arritur deri në 39°C. Masa emergjente janë aktivizuar edhe për të kufizuar trafikun dhe ndotjen në zonat më të prekura.

Edhe Spanja po përballet me temperatura që i afrohen ose tejkalojnë 40°C, veçanërisht në Andaluzia dhe rajonet qendrore të vendit.

Në qytete si Sevilja, Kordoba dhe Toledo, nxehtësia po kujton kulmin e verës së korrikut.

Rekorde historike janë regjistruar edhe në Portugali, ku termometri shënoi 40.3°C, temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë për muajin maj.

Ndërkohë, në Itali, qytete të mëdha si Roma, Firence, Bolonja dhe Torino janë vendosur në alarm të kuq, me autoritetet që paralajmërojnë për rrezik serioz për shëndetin publik.

Moti

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 23:06“Jeni fajtorë për arsenalet e zbrazëta”, “Shpërthimi” i Trump ndaj Pete Hegseth
  • 19:35Rreth 100 të vdekur nga përmbytjet në Indinë verilindore
  • 17:41Pekini përballet me reshje të dendura, autoritetet paralajmërojnë për përmbytje dhe rrëshqitje dheu
  • 15:30Shi i rrëmbyeshëm edhe në Shqipëri
  • 14:23BE nën presion për anëtarët e rinj, Rama: Shqipëria, në momentin më të mirë