Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Britania pranon kërkesën e SHBA për përdorimin e bazave ushtarake, Starmer: Detyra ime është të mbroj jetën e shtetasve britanikë

GD
Gazeta Demos1 mars 2026 në 22:37
Britania pranon kërkesën e SHBA për përdorimin e bazave ushtarake, Starmer: Detyra ime është të mbroj jetën e shtetasve britanikë

Kryeministri britanik Keir Starmer ka konfirmuar se Britania nuk është ende e përfshirë drejtpërdrejt në sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.

Megjithatë, ai bëri të ditur se Londra ka pranuar kërkesën e SHBA-së për të përdorur bazat ushtarake britanike për operacione të kufizuara mbrojtëse.

“ Partnerët tanë në Gjirin Persik na kanë kërkuar të bëjmë më shumë për t’i mbrojtur ata dhe është detyra ime të mbroj shtetasit britanik ,” tha Starmer në një videomesazh të publikuar në rrjetet sociale.

Sipas kryeministrit, avionë luftarakë britanikë janë tashmë në ajër si pjesë e operacioneve të koordinuara mbrojtëse dhe kanë interceptuar me sukses sulme iraniane. “ E vetmja mënyrë për të ndaluar kërcënimin është shkatërrimi i raketave në depot e magazinimit ose në lëshuesit që përdoren për t’i qëlluar ato,” u shpreh ai.

Starmer theksoi se SHBA-të kanë kërkuar leje për përdorimin e bazave britanike për një qëllim “specifik dhe të kufizuar mbrojtës”.

“ Ne kemi marrë vendimin për ta pranuar këtë kërkesë, për të parandaluar që Irani të lëshojë raketa në të gjithë rajonin, duke vrarë civilë të pafajshëm dhe duke vënë në rrezik jetën e britanikëve ,” deklaroi ai.

SHBA

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 10:56Rama nga New York: Paqja nuk i paraprin zhvillimit ekonomik, është kusht për ta bërë atë të mundur
  • 10:55Tërmet në Maqedoni të Veriut
  • 10:06“Takime me agjentët serbë”, Klodiana Lala nis betejën ligjore ndaj Vlora Hysenit
  • 09:02Vuçiq: Do të jap dorëheqjen të dielën, por do të flas me Putinin para përfundimit të mandatit
  • 08:38"Kriminel", Edi Rama goditet me vezë në SHBA