Në zonat malore të Zvicrës, bora mbuloi terrenin të shtunën, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin rrugor. Në Bettmeralp, kantoni Wallis, dhe në maloren First pranë Grindelwaldit, kantoni Bern, banorët u zgjuan me një peizazh të dëborës.
Sipas të dhënave nga “Meteo Schweiz”, bore ka rënë ndërmjet 1.800 dhe 2.100 metrash mbi nivelin e detit. Në Alpet perëndimore dhe jugore ra deri në 50 centimetra dëborë.
Rruga e kalimit të Gotthardit mbeti e mbyllur në të dyja drejtimet. Po ashtu, rrugët midis Tiefenbach dhe Gletsch, si dhe Wassen dhe Meiringen janë të bllokuara, për shkak të reshjeve të dendura.
