Ministri i Jashtëm danez, Lars Løkke Rasmussen, ka deklaruar se “mosmarrëveshja themelore” mbetet pas bisedimeve “të sinqerta” në Shtëpinë e Bardhë për Groenlandën.
Ai mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e jashtëm të Groenlandës, ku mes të tjerash deklaroi se qëllimi ishte të gjendej një rrugë e përbashkët për sigurinë në Arktik.
Rasmussen thotë se është e qartë se Trump ka dëshirën për të “pushtuar” Groenlandën, por se ai beson se takimi ka arritur të “ndryshojë qëndrimin amerikan”.
“E bëmë shumë, shumë të qartë se kjo nuk është në interes të Groenlandës”, thotë ai.
