Ish-presidenti amerikan Joe Biden përfundoi të hënën një kurë njëjavore të radioterapisë për kancerin e prostatës në fazën 4, që i është përhapur në kocka.
Biden, 82 vjeç, festoi këtë moment historik në Penn Medicine Radiation Oncology në Filadelfia, duke marrë pjesë në tingëllimin tradicional të kambanës, një ritual që shënon fundin e trajtimit për një pacient me kancer.
“Bjeri kambanës”, shkroi Ashley Biden, vajza e ish-presidentit, në një postim në Instagram me një video të babait të saj duke rënë kambanës së argjendtë ndërsa stafi i spitalit e brohoriste.
“Faleminderit mjekëve, infermierëve dhe stafit të jashtëzakonshëm në Penn Medicine. Jemi shumë mirënjohës”, vazhdoi Ashley.
Një zëdhënës i Biden konfirmoi në një deklaratë për CBS News se ish-presidenti kishte përfunduar disa javë radioterapie në spitalin e Filadelfias, të cilën zyra e tij njoftoi se po e kryente më 11 tetor.
