Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Berisha: Ta votojmë gjenocidin serb në Kosovë, nëse dëshirojmë t’i ndihmojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

GD
Gazeta Demos19 shtator 2025 në 08:30
Berisha: Ta votojmë gjenocidin serb në Kosovë, nëse dëshirojmë t’i ndihmojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Si një njohës i rajonit, Sali Berisha ka folur për këndvështrimin e tij lidhur me gjyqin e Hagës për krerët e UÇK-së. Ai tha se e ka ndjekur dëshminë e James Rubin si dëshmitar i ish-presidentit Hashim Thaçi, të cilin e vlerësoi.

Berisha u shpreh se e vlerëson drejtësinë ndërkombëtare, por shton se deri më sot nuk është paraqitur asnjë provë faktike.

Sali Berisha: Unë e kam ndjekur me vëmendjen më të madhe dhe e kam thënë dhe e them: si njeri që kam mbështetur drejtësinë dhe mbështes drejtësinë ndërkombëtare, por në mënyrë absolute, nuk kanë paraqitur gjer më sot as edhe një fakt të vetëm, qoftë një plagosje apo vrasje të vetme. Kam dëgjuar dëshmitarë të flasin gjëra të turpshme, të thonë që ma mori burrin nga Durrësi në kamp dhe e çoi te Uzina e Bakrit në Kukës dhe aty nuk e kanë keqtrajtuar, por e kanë marrë në pyetje. Po sigurisht që e kanë marrë në pyetje. Ishte një komandë, një ushtri aleate e NATO-s, por nuk kanë faktuar asnjë deri më sot.

Blendi Fevziu: Ish-ambasadori holandez në Kosovë deklaroi që NATO nuk bashkëopunon me terroristë, por bashkëpunon me një organizatë që kërkon çlirimin.

Sali Berisha: Sigurisht.

Blendi Fevziu: Po deklaratën e Rubin e pe?

Sali Berisha: E pashë. Shumë mirë, shumë e saktë. James Rubin ka qenë jashtëzakonisht i përfshirë në zhvillimet në Kosovë dhe ish-Jugosllavi. Çfarë më shqetëson mua? Mua më shqetëson një gjë që për të barazuar dënimet te serbët, shqiptarët, këta, ata, të dënohen njerëz të pafajshëm, kjo do të ishte një gjë e paimagjinueshme.

Blendi Fevziu: Çfarë duhet të bëjë qeveria e Kosovës?

Sali Berisha: E para njëherë, thelbi i akuzës së tyre, pesha më e rëndë e akuzës së tye ra kur nuk u gjet transplanti i organeve. Edi Rama luajti rolin më negativ. Edi Rama në vend se të përdorte të gjithë diplomacinë shqiptare, t’u kërkonte miqve, partnerëve, na ndihmoni ta ndryshojmë atë rezolutë, shkoi atje dhe është sjellë si i biri i Enver Hoxhës. Është sjellë në mënyrë të atillë saqë ka detyruar udhëheqësin e Këshillit të Europës t’i anulojë darkën, ai e mohon, por unë ia them 100%. Kjo çfarë bëri? Mirëpo, ata pa ndikim nuk janë. Ata mbetën tmerrësisht të zhgënjyer. E dyta, do t’i ndihmosh ata? Hajde të votojmë gjenocidin serb në Kosovë. A e di që Shqipëria s’e ka votuar gjenocidin serb?

I pyetur nëse qeveria e Kosovës mund të reagojë lidhur me situatën, Berisha është i mendimit që duhet të ndërhyjë.

Sali Berisha: Qeveria e Kosovës ka mundësi të reagojë, të lobojë te të gjithë faktorët ndërkombëtarë për disa qëndrime të papranueshme të gjykatës. Qeveria e Kosovës duhet të ndërhyjë që të kërkojë zbatimin e ligjshmërisë.

Lidhur me ftohjen e marrëdhënieve SHBA-Kosovë, Berisha tha se nuk e di motivin e vërtetë, por nga ajo që ka parë duket se shkaku është qëndrimi ndaj Gjykatës Kushtetuese. Në këtë pikë, ai mendon se vendimi i gjykatave duhet të zbatohet pasi është një themel në ekzistencën e shtetit.

Sali Berisha: Motivin e vërtetë nuk e di, por dje ose pardje lexova, ish-ambasadori i SHBA-së në Prishtinë deklaroi se shkaku kryesor është qëndrimi ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe vendimeve. Nuk ka diskutim që vendimi i gjykatave do të zbatohet. Unë i kam zbatuar vetë edhe kur kanë qenë në kulmin e padrejtësisë. Vendimi i gjykatës duhet të zbatohet se ka të bëjë me një armë shumë themelore të ekzistencës së shteteve. I është dhënë një pushtet që nuk ia heq sa herë do.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 20:28Serbia pret mbështetjen e SHBA-së për Kosovën, ankohet se Kurti shkeli marrëveshjen për Ujmanin
  • 19:48Aksident tragjik në Ksamil: Humb jetën i riu, drejtues i një furgoni
  • 10:37Qeveria e Marokut: Lajmet e rreme nxitën migrimin drejt Ceutës
  • 10:03Çmimet e naftës bien pasi Trump anulon sulmin ndaj Iranit
  • 22:11Tragjedi në Itali: Furgoni përplaset me autobusin, vdesin 6 persona – lëndohen 27