Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

BE-ja heq dorë nga ndalimi i motorëve me djegie nga 2035

GD
Gazeta Demos16 dhjetor 2025 në 21:12
BE-ja heq dorë nga ndalimi i motorëve me djegie nga 2035

Komisioni Evropian ka paraqitur një plan për të hequr ndalimin efektiv të shitjes së veturave të reja me motorë me djegie nga viti 2035, pas presionit të industrisë automobilistike evropiane. Vendimi, që ende duhet të miratohet nga shtetet anëtare dhe Parlamenti Evropian, shënon tërheqjen më të madhe të BE-së nga politikat e saj të gjelbra vitet e fundit.

Sipas propozimit, do të lejohet vazhdimi i shitjes së disa mjeteve jo plotësisht elektrike, përfshirë hibridet plug-in dhe modelet me “range extender”. Objektivi do të ndryshojë në ulje prej 90% të emetimeve të CO₂ deri më 2035, në vend të kërkesës aktuale për zero emetime për të gjitha veturat dhe furgonët e rinj, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Prodhuesit do të duhet të kompensojnë emetimet e mbetura përmes përdorimit të çelikut me karbon të ulët të prodhuar në BE dhe karburanteve sintetike apo bio-karburanteve. Afatet për uljen e emetimeve deri më 2030 gjithashtu do të zbuten.

Industria automobilistike, veçanërisht në Gjermani dhe Itali, e ka përshëndetur fleksibilitetin, ndërsa organizatat mjedisore paralajmërojnë se ky hap mund të dëmtojë investimet në automjete elektrike dhe ta lërë Evropën prapa Kinës në garën globale të EV-ve.

Komisioni po ashtu propozon masa për të nxitur përdorimin e automjeteve elektrike në flotat e kompanive dhe krijimin e një kategorie të re për EV-të e vogla, me rregulla më të lehta dhe stimuj shtesë nëse prodhohen në BE.

BE

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 14:06Zjarri më i madh në historinë e Belgjikës po i afrohet Gjermanisë
  • 13:10Zelensky: Interceptorët evropianë nuk mund të qëndrojnë në depo
  • 12:41Ushtria izraelite thotë se komandanti i lartë i Hezbollahut u vra në një sulm në Libanin jugor
  • 12:24CNN: Qëllimet e administratës Trump për luftën me Iranin kanë ndryshuar dhe janë reduktuar
  • 10:01Trungu i pemës çau veturën pas përplasjes, dy të rinj i shpëtojnë mrekullisht aksidentit