Bashkimi Evropian nuk mbështet asnjë veprim që kufizon lundrimin e lirë nëpër Ngushticën e Hormuzit, tha për BBC-në Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, gati gjashtë orë pas fillimit të bllokadës amerikane të porteve iraniane.
Duke folur për Sumi Somaskanda të BBC-së, Kallas thotë se ende nuk është e sigurt se çfarë përfshin bllokada amerikane.
“Nuk është plotësisht e qartë se cili është veprimi i ndërmarrë nga SHBA-të”, tha ajo kur u pyet nëse e mbështet masën e Trump
Ajo theksoi se BE-ja nuk mbështet asnjë pagesë tatimore apo bllokim në një rrugë që në të kaluarën ka qenë “e hapur për këdo”.
Shtetet anëtare të BE-së do të jenë gjithashtu të gatshme të ndihmojnë sapo të ketë një ndërprerje të armiqësive në rajon.
