Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Ndërkombëtare

Balla në Kuvend për naftën: Çmimi nuk varet nga ne, është krizë globale

GD
Gazeta Demos9 prill 2026 në 12:49
Balla në Kuvend për naftën: Çmimi nuk varet nga ne, është krizë globale

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi në Kuvend ndaj akuzave të opozitës për rritjen e çmimit të naftës, duke theksuar se kjo është një çështje që lidhet drejtpërdrejt me zhvillimet globale dhe jo me vendimmarrjen e qeverisë shqiptare.

Në fjalën e tij, Balla u shpreh se nafta është një mall burse dhe çmimi i saj përcaktohet nga tregjet ndërkombëtare. Ai theksoi se Shqipëria furnizohet nga kompani të mëdha ndërkombëtare të cilat operojnë mbi bazën e çmimeve të bursës.

Ndër të tjera, Balla mbrojti gjithashtu rolin e Bordit të Transparencës, duke theksuar se ky mekanizëm është përdorur edhe në krizën e mëparshme pas luftës në Ukrainë dhe ka dhënë efekt në stabilizimin e çmimeve.

Sa i përket debatit politik, ai akuzoi opozitën se po e përdor çështjen për retorikë ditore, ndërsa shtoi se projektligjet e propozuara prej saj do të diskutohen në Kuvend sipas kalendarit të miratuar me konsensus.

Taulant Balla

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 17:06Shumica e evropianëve pro krijimit të një ushtrie të BE-së
  • 16:39ShBA pezullon mijëra fluturime pas një problemi në sistemin e kontrollit ajror, çka dihet deri tash
  • 08:52Iu përkeqësua gjendja në QKMF-në e Klinës, vdes gruaja që u dërgua në Pejë - Policia nis hetimet
  • 08:13Kaos në aeroportet amerikane, SHBA rihap hapësirën ajrore për fluturimet pas pesë orësh ndërprerje
  • 22:40Pezullohen të gjitha fluturimet në ShBA