Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Avioni i ministres spanjolle përballet me ndërprerje GPS-së afër Kaliningradit të Rusisë

GD
Gazeta Demos24 shtator 2025 në 13:06
Avioni i ministres spanjolle përballet me ndërprerje GPS-së afër Kaliningradit të Rusisë

Një avion ushtarak spanjoll, i cili po bartte ministren e Mbrojtjes Margarita Robles, u përball me “ndërprerje” të sinjaleve të GPS-së të mërkurën në mëngjes derisa po fluturonte pranë Kaliningradit të Rusisë rrugës për në Lituani, njoftoi Ministria spanjolle.

Ajo nuk dha më shumë hollësi rreth rastit.

Përveç Roblesit, avioni po bartte edhe të afërm të ushtarëve spanjollë që janë pjesë e misionit të ri të mbrojtjes ajrore të NATO-s në krahun lindor, i cili filloi në fillim të këtij muaji pasi Polonia rrëzoi dronë që kishin shkelur hapësirën e saj ajrore.

Kontingjenti spanjoll, i njohur si misioni Vilkas, që do të thotë “ujk” në gjuhën lituaneze, javën e kaluar interceptoi tetë avionë rusë që vepronin mbi Detin Baltik, tha Ministria e Mbrojtjes e Spanjës në një deklaratë të mërkurën.

Robles pritet ta zhvillojë një takim dypalësh me homologen e saj lituaneze Dovile Sakaliene gjatë vizitës në bazën ajrore të Siauliai mëngjesin e së mërkurës, sipas agjendës së Qeverisë spanjolle, njofton rel.

Ky incident e pason atë me presidentin e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, GPS-të e avionit të së cilës u ndërprenë gjatë udhëtimit për në Bullgari më 31 gusht.

Një zëdhënës i BE-së tha se autoritetet bullgare dyshonin se incidenti ishte shkaktuar nga ndërhyrja e Rusisë.

Estonia dhe Finlanda gjithashtu më parë kanë fajësuar Rusinë për ndërprerjen e pajisjeve të navigimit, GPS, në hapësirën ajrore të rajonit. Rusia ka mohuar ndërhyrjen në komunikime dhe rrjete satelitore.

Shumica e aeroplanëve modernë kanë një sërë sensorësh dhe burimesh për të përcaktuar pozicionin, përveç GPS-së, që do të thotë se ata mund të fluturojnë edhe në rast se u bllokohen GPS-të.

Një komandant në bord të avionit spanjoll i tha gazetarëve që udhëtonin me Robles se incidente të tilla janë të zakonshme kur fluturohet pranë Kaliningradit, si për avionët civilë, ashtu edhe për ata ushtarakë, dhe avioni spanjoll mund të navigojë gjithashtu duke përdorur satelitë ushtarakë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 20:28Serbia pret mbështetjen e SHBA-së për Kosovën, ankohet se Kurti shkeli marrëveshjen për Ujmanin
  • 19:48Aksident tragjik në Ksamil: Humb jetën i riu, drejtues i një furgoni
  • 10:37Qeveria e Marokut: Lajmet e rreme nxitën migrimin drejt Ceutës
  • 10:03Çmimet e naftës bien pasi Trump anulon sulmin ndaj Iranit
  • 22:11Tragjedi në Itali: Furgoni përplaset me autobusin, vdesin 6 persona – lëndohen 27