Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Arrestohet i riu nga Kosova, dyshohet se ia vodhi 1400 euro nga vetura e një turisti në Himarë – VIDEO

GD
Gazeta Demos29 korrik 2025 në 15:20
Arrestohet i riu nga Kosova, dyshohet se ia vodhi 1400 euro nga vetura e një turisti në Himarë – VIDEO

Është arrestuar një 25-vjeçar nga Kosova, nën dyshimet se ka vjedhur 1400 euro nga automjeti i një pushuesi, në plazhin e “Porto Palermos” në Himarë.

Sipas Policisë së Shtetit, janë sekuestruar shuma e vjedhur dhe automjeti i përdorur për kryerjen e saj.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë, u bë e mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të vjedhjes së një shume parash nga automjeti i një pushuesi, shtetasit:S., 25 vjeç, banues në Kosovë”.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, për të cilin vijon puna për kapjen, më datë 26.07.2025, ka vjedhur shumën prej 1400 euro nga automjeti i një pushuesi, i cili ishte i parkuar në plazhin e “Porto Palermos”.

“Shuma e vjedhur, së bashku me automjetin tip Volksëagen, i cili dyshohet se është përdorur për kryerjen e vjedhjes, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:59Pa ushtarë e pa tanke: Ukraina shfaq robotët dhe dronët në paradën e saj të pazakontë ushtarake
  • 21:07Gjermani: Fshatari zbulon bombë aktive në veturë
  • 20:07Irani vendos në listën e zezë 45 cisterna në Ngushticën e Hormuzit
  • 23:44Reshje të dendura shiu dhe breshëri në Shqipëri
  • 22:13As 800 tonë ndihma nuk mjaftojnë për Gazën – mbulojnë vetëm 20 deri në 30% të nevojave bazë