Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Arratisen nga arresti shtëpiak në Serbi dy persona që kërkohen nga ShBA-ja

GD
Gazeta Demos9 shtator 2025 në 20:21
Arratisen nga arresti shtëpiak në Serbi dy persona që kërkohen nga ShBA-ja

(Radio Evropa e Lirë) Shtetasi kinez Cuj Guanghaj, dhe ai britanik John Miller, ekstradimin e të cilëve e kërkojnë Shtetet e Bashkuara nën akuzat për spiunazh dhe kontrabandë të teknologjisë ushtarake, janë arratisur nga arresti shtëpiak në Beograd dhe kanë hequr byzylykët elektronikë, ka konfirmuar të martën Gjykata e Lartë e Beogradit për Radion Evropa e Lirë.

Gjykata e Lartë ka urdhëruar shpalljen e fletarrestimit për këta dy persona.

Ata u arrestuan në prill në Beograd me fletarrestim ndërkombëtar, me kërkesë të SHBA-së.

Atëbotë, Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi se shtetasi kinez dhe ai britanik dyshohen se kanë “koordinuar dhe drejtuar një komplot për të frikësuar dhe kërcënuar një qytetar të Los Anxhelosit, i cili publikisht kishte kritikuar presidentin kinez Xi Jinping”, transmeton Klankosova.tv.

“Cui dhe Miller kanë angazhuar dy persona në Shtetet e Bashkuara për të zbatuar komplotin, me qëllim që të pengonin viktimën të protestonte kundër paraqitjes së presidentit Xi në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Aziatiko-Paqësor [APEC] në nëntor 2023”, tha Departamenti i Drejtësisë përmes një njoftimi.

Aty po ashtu u tha se dyshohet që Cui dhe Miller kanë zbatuar një plan të ngjashëm edhe në pranverën e vitit 2025, “pasi viktima kishte thënë se planifikonte të publikonte një video online, e cila shfaqte dy statuja të reja artistike të presidentit Xi dhe bashkëshortes së tij”.

Në njoftim u thase Cui dhe Miller i kanë paguar “dy persona të tjerë rreth 36.500 dollarë që ta bindnin viktimën të hiqte dorë nga publikimi online i statujave. Pa dijeninë e Cuit dhe Millerit, ata dy persona kishin gjithashtu lidhje me FBI-në dhe vepronin sipas urdhrit të agjencisë”.

Siç u theksua, Byroja Federale amerikane e Hetimit (FBI) është duke e hetuar këtë rast.

Rrjeti hulumtues BIRN më herët kishte raportuar se ndaj këtyre dy personave në SHBA janë ngritur dy aktakuza të ndara, njëra për “organizimin e përndjekjes dhe frikësimit”, dhe tjetra për tentim të tregtisë ilegale me pajisje ushtarake amerikane dhe kontrabandimin e tyre në Kinë.

Marrëveshjen për ekstradim mes Serbisë dhe SHBA-së është ratifikuar në Parlamentin serb në shkurt të vitit 2019. Kjo marrëveshje mundëson shkëmbimin e të arratisurve nga drejtësia, pa marrë parasysh shtetësinë.

arrestimdashSerbi

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 10:05Zjarri në një fshat të Fierit zgjerohet gjatë natës, 68 forca vijojnë luftën me flakët
  • 09:12Trumpi konfirmon ndërrimin e fshehtë të avionit pas kthimit nga samiti në Turqi
  • 22:2224 vatra zjarri për një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive
  • 20:20Shpërthen tubi i gazit në një mjet lundrues në Velipojë, lëndohet 39-vjeçari
  • 19:46Trump: Irani ka një inflacion 300%, nuk ka asnjë vlerë! Janë negociatorë dinakë