Kryeministri pakistanez tha të martën se ishte i gatshëm të ndërmjetësonte bisedimet mes SHBA dhe Iranit për ti dhënë fund luftës, një ditë pasi presidenti amerikan Trump foli për mundësinë e një marrëveshjeje.
Në një postim në rrjetin social X, kryeministri Sheh-baz Sharif pohoi se Pakistani mirëpriste dhe mbështeste plotësisht përpjekjet për dialog.
“Me kusht që të ketë dakordësi nga Shtetet e Bashkuara dhe Irani, Pakistani është i gatshëm dhe i nderuar të jetë mikpritës për të lehtësuar bisedime kuptimplota dhe përfundimtare drejt një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse,” tha ai. Një burim i qeverisë pakistaneze pohoi se diskutimet mbi një takim ishin në një fazë të avancuar dhe nëse ndodhin, mund të zhvillohen brenda një jave.
