Sipas një hetimi të agjencisë Reuters, lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei, kontrollonte një perandori financiare përmes fondacionit “Setad”, me vlerë rreth 95 miliardë dollarë.

Nga kjo pasuri, 52 miliardë dollarë ishin prona dhe pasuri të paluajtshme, ndërsa 43 miliardë dollarë të investuara në kompani, banka dhe industri strategjike.

Ekspertët theksojnë se bëhet fjalë kryesisht për pasuri nën kontroll politik, jo për para personale direkte.