Telegrafi britanik ka publikuar një shkrim ku presidenti serb Aleksandar Vuçiq akuzohet për përfshirje në “safari me snajper” gjatë rrethimit të Sarajevës.
Sipas gazetarëve hetues dhe materialeve të dorëzuara në prokuroritë evropiane, të huaj të pasur dyshohet se paguanin për të qëlluar civilë gjatë viteve të luftës.
Gazetari investigativ kroat Domagoj Margetiq, i cili ka depozituar provat te autoritetet italiane, pretendon se Vuçiq ka qenë pjesë e një njësie paramilitare nën Partinë Radikale Serbe në vitet 1992–1993 dhe se është parë në pozicione të larta mbi Sarajevë, prej nga snajperistët qëllonin mbi banorët.
Ai thotë se ka dorëzuar video, fotografi dhe dokumente të kohës që, sipas tij, e lidhin Vuçiqin drejtpërdrejt me këto ngjarje.
