Një nënë 32-vjeçare dhe foshnja e saj kanë humbur jetën pas një aksidenti të rëndë në autostradën A3, midis Velburg dhe Parsberg.
Shiu i fortë dhe kushte të vështira të motit i dhanë fund përpjekjeve të familjes për të mbajtur kontrollin mbi makinën, e cila siç shihet edhe në fotografi, përfundoi në një gropë.
”Në fillim, situata ishte shumë e paqartë, ndaj u aktivizuan menjëherë shumë forca emergjente”, tha Hannes Raithel, folës i Shoqatës së Kryqit të Kuq të Qarkut Neumarkt.
Kur mjeku i parë arriti, makina ishte e përmbysur dhe brenda saj ndodheshin dy fëmijë dhe prindërit.
Njësit policie që udhëtonin në drejtim të kundërt ndaluan për të ofruar ndihmën e parë ku së bashku me disa ndihmës të parë, mundësuan reanimimin, por për nënën dhe foshnjën çdo përpjekje ishte e kotë.
Babai 30-vjeç dhe fëmija tjetër trevjeçar mbijetuan, megjithatë janë plagosur dhe janë dërguar për trajtim në spital.
