Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Agjencia bërthamore e OKB-së i tërheq inspektorët nga Irani pasi ai e pezulloi bashkëpunimin

GD
Gazeta Demos4 korrik 2025 në 15:38
Agjencia bërthamore e OKB-së i tërheq inspektorët nga Irani pasi ai e pezulloi bashkëpunimin

Inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (IAEA) u larguan të premten nga Irani, sipas njoftimit të saj. Agjencia bëri thirrje për rinisjen e “vëzhgimit të domosdoshëm”, pasi Teherani zyrtarisht e pezulloi bashkëpunimin me të.

Pezullimi i bashkëpunimit erdhi pas luftës 12-ditore të muajit të kaluar mes Iranit dhe Izraelit, kur forcat izraelite dhe amerikane kryen sulme të pashembullta ndaj qendrave bërthamore iraniane dhe i përshkallëzuan tensionet mes Teheranit dhe IAEA-së, raporton gazeta “The Times of Israel”.

“Një ekip i inspektorëve të IAEA-së sot në mënyrë të sigurt u largua nga Irani për t’u kthyer në selinë qendrore të agjencisë në Vjenë, pasi kishin qëndruar në Teheran gjatë tërë konfliktit të fundit ushtarak” – thuhet në një shkrim të kësaj agjencie në rrjetin X.

An IAEA team of inspectors today safely departed from Iran to return to the Agency headquarters in Vienna, after staying in Tehran throughout the recent military conflict. pic.twitter.com/65YQcDL7Ik

— IAEA – International Atomic Energy Agency ⚛️ (@iaeaorg) July 4, 2025 “Drejtori i përgjithshëm i IAEA-së, Rafael Grossi, e përsëriti rëndësinë jetike të diskutimit të IAEA-së me Iranin për modalitetet e rinisjes së vëzhgimit të detyrueshëm dhe aktiviteteve të verifikimit në Iran sa më shpejt që është e mundshme” – thuhet më tej.

Irani të mërkurën zyrtarisht e pezulloi bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore.

Më 25 qershor, një ditë pas fillimit të armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit, deputetët iranianë votuan me shumicë dërrmuese për ta pezulluar këtë bashkëpunim.

Shtetet e Bashkuara, të cilat i kanë bërë presion Teheranit që t’i rinisë bisedimet që ishin penguar nga veprimet ushtarake të Izraelit që nisën më 13 qershor, e ka dënuar vendimin e Iranit për pezullimin e bashkëpunimit me IAEA-në, duke e quajtur të papranueshëm.

Iran

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 08:35Zjarret në Washington detyrojnë 65 mijë persona të evakuohen
  • 20:28Serbia pret mbështetjen e SHBA-së për Kosovën, ankohet se Kurti shkeli marrëveshjen për Ujmanin
  • 19:48Aksident tragjik në Ksamil: Humb jetën i riu, drejtues i një furgoni
  • 10:37Qeveria e Marokut: Lajmet e rreme nxitën migrimin drejt Ceutës
  • 10:03Çmimet e naftës bien pasi Trump anulon sulmin ndaj Iranit