Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Abdixhiku pret Rohden në selinë e LDK’së: Partia e parë e papërgjegjshme, po e mban peng funksionalizimin e institutucioneve

GD
Gazeta Demos14 korrik 2025 në 17:49
Abdixhiku pret Rohden në selinë e LDK’së: Partia e parë e papërgjegjshme, po e mban peng funksionalizimin e institutucioneve

Kreu i LDK’së Lumir Abdixhiku ka njoftuar se sot ka pritur Ambasadorin e Gjermanisë Jorn Rohde.

Ai ka theksuar se gjatë takimit, u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike në vend, me fokus të veçantë në situatën e krijuar nga ngërçi institucional.

Abdixhiku e ka bërë përgjegjëse VV’në e cila sipas tij po e mban peng funksionalizimin e institucioneve.

Njoftimi i plotë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku, priti sot në Selinë Qendrore ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Jörn Rohde.

Gjatë takimit, u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike në vend, me fokus të veçantë në situatën e krijuar nga ngërçi institucional. Kryetari Abdixhiku theksoi domosdoshmërinë për formimin e institucioneve funksionale që i shërbejnë qytetarëve dhe ritheksoi nevojën për një zgjidhje të shpejtë politike për t’i formuar institucionet.

Kryetari Abdixhiku theksoi rëndësinë e respektimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Në këtë kontekst ai foli për papërgjegjshmërinë e partisë së parë dhe mungesën e vullnetit politik, në mbajtjen peng të funksionalizimit të institucioneve të vendit. Kjo sjellje jo vetëm që dëmton besimin qytetar, por edhe cenon parimet themelore të demokracisë dhe respektimit të rendit kushtetues.

Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme që Gjermania ka dhënë dhe vazhdon të japë për Kosovën, në të gjitha fazat e zhvillimit dhe konsolidimit demokratik të saj.

LDK

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 20:25Shpërthim i madh në një apartament në Zvicër, disa persona pësojnë lëndime
  • 20:06Shpërthim i fuqishëm në Zvicër, 4 të plagosur
  • 16:52Netanyahu paralajmëron Iranin: Fundi i regjimit është afër, mos u ngatërroni me ne
  • 15:59NATO: Rusia synon të thyejë vullnetin e aleatëve për të mbështetur Ukrainën