Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Abazoviq merret në pyetje për dhënien e shtetësisë së nderit biznesmenit nga Kosova

GD
Gazeta Demos21 korrik 2026 në 14:23
Abazoviq merret në pyetje për dhënien e shtetësisë së nderit biznesmenit nga Kosova

Ish-kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq dhe ish-ministri i Punëve të Brendshme, Filip Adzhiq, kanë dhënë deklarata në Departamentin Special të Policisë (SPO), në kuadër të hetimeve paraprake lidhur me dhënien e shtetësisë së nderit biznesmenit nga Kosova, Naser Ramaj. Gazeta “Vijesti” bazuar në burime raporton se shtetësia Ramajt i është dhënë pak para përfundimit të mandatit të Qeverisë së Abazoviqit.

Abazoviq dhe Adzhiq janë marrë në pyetje rreth dhjetë ditë më parë, ku u janë përgjigjur pyetjeve të zyrtarëve të Departamentit Special të Policisë lidhur me dokumentacionin mbi bazën e të cilit kishin vendosur t’ia miratonin Naser Ramajt regjistrimin në shtetësinë malazeze.

Ish-kryeministri ka konfirmuar për “Vijesti” se ka dhënë deklaratë në cilësinë e qytetarit në ambientet e SPO-së, por nuk ka dashur të flasë për detajet e marrjes në pyetje.

Ndërsa ish-kreu i Ministrisë së Punëve të Brendshme nuk iu është përgjigjur mesazheve të gazetës.

Prokuroria Speciale e Shtetit dhe Departamenti Special i Policisë (SPO) po zhvillojnë procedurë hetimore paraprake për të përcaktuar nëse ka pasur ndonjë keqpërdorim të mundshëm të pozitës zyrtare, kur pak para përfundimit të mandatit të Qeverisë së Abazoviqit, biznesmenit nga Kosova, në bazë të së drejtës diskrecionale, iu dha shtetësia e nderit e Malit të Zi.

Dhënies së kësaj shtetësie i kishte paraprirë një mendim pozitiv nga Ministria e Financave, si dhe një verifikim pozitiv i sigurisë nga Agjencia për Siguri Kombëtare (ANB). Po ashtu, kishte pasur edhe propozimin e kryeministrit të atëhershëm që Ministria e Punëve të Brendshme ta regjistronte Naser Ramajn në Regjistrin e shtetasve malazezë.

“Vijesti” ka shkruar se Ramaj, më 28 gusht 2023, ka dorëzuar kërkesën për marrjen e shtetësisë së Malit të Zi sipas nenit 12 të Ligjit për shtetësinë malazeze dhe se ndër të tjera kishte shkruar se ishte “një dashamirës i madh i Malit të Zi, të cilin e konsideron si shtetin e tij”.

Ramaj ka qenë pronar i klubit të futbollit Feronikeli.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 17:47Bondarenko: Shoqëria ukrainase nuk i përkrahë 100% deklaratat e Zelenskyt për Kosovën
  • 17:13Greqia “në luftë” me zjarret, digjen 150 shtëpi në Atikë
  • 16:08Sulmet e Houthive vijnë pasi Arabia Saudite nënshkroi pakt mbrojtjeje me Pakistanin e Turqinë
  • 14:20Izraeli refuzon planin e SHBA-së për Gazën, Netanyahu: Hamasi duhet të çarmatoset tërësisht
  • 11:34Policia Kufitare shpëton dy persona në Velipojë, rrezikuan të mbyteshin në det