Derisa Izraeli dhe Irani po shkëmbejnë sulme të njëpasnjëshme, Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka deklaruar si publikisht, ashtu edhe privatisht, se dëshiron të mbajë Amerikën jashtë këtij konflikti .
Sipas dy burimeve, Trump ka kundërshtuar një plan të Izraelit për të vrarë Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.
Një zyrtar i lartë amerikan i tha CNN-it se këtë fundjavë, izraelitët kishin një mundësi për ta realizuar këtë plan, por SHBA-ja kishte komunikuar se Trump ishte kundër dhe për pasojë plani nuk u zbatua. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mohoi raportimet për ekzistencën e një plani të tillë.
Megjithatë, SHBA-ja ka ofruar mbështetje mbrojtëse për Izraelin, duke ndihmuar në ndërprerjen e sulmeve hakmarrëse iraniane. Por Trump është ndalur larg përfshirjes në operacionet ushtarake të Izraelit, të cilat synojnë çmontimin e kapaciteteve bërthamore të Iranit.
