Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Miftaraj: Kryeprokurori as Kryeprokurori i PSRK nuk janë infromuar për pretendimet e Kurtit për atentat

    10/02/2024 21:31
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Radiotelevizioni Publik i Kosovë (RTK), duke u thirrur në burime të sigurisë, raportoi se ishte planifikuar një atentat ndaj Kryeministrit Albin Kurti gjatë kohës sa po qëndronte në Shkup. 

    Por për këtë pretendim të atentatit ndaj Kryeministrit të vendit, drejtori i IKD-së Ehat Miftaraj, ka thënë se nuk janë informuar as u.d. Kryeprokurori i shtetit Besim Kelmendi, e as Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Blerim Isufaj.

    “Kryeprokurori i Shtetit dhe as Kryeprokurori i PSRK nuk janë informuar lidhur me pretendimet për atentat ndaj Kryeministrit”, është shprehur ai.

     Miftaraj në një postim në ‘Facebook’, ka thënë se sipas Kodit të Procedurës Penale AKI dhe Policia janë të obliguar ta njoftojnë menjëherë Prokurorin e Shtetit për kërcënime ndaj krerëve shtetëror.

    “Në bazë të Kodit të Procedurës Penale dhe ligjeve të aplikueshme secili institucion ligjzbatues në Kosovë përfshi Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Policinë e Kosovës e kanë obligim për të informuar menjëherë dhe pa asnjë vonesë Prokurorin e Shtetit”, ka shkruar ai

    Artikuj të ngjashëm

    Miftaraj: VV janë të specializuar në shkelje Kushtetuese, gabim e shkruan ligjin, gabim e kanë prapë

    Miftaraj i reagon ashpër Kurtit për ushtrinë: Po rren kaq hapur, dështimin e tij si kryeministër po tenton me shpërnda diku tjetër

    Miftaraj: Kontratat një burimore janë burimi kryesor i korrupsionit

    Të Fundit

    Hallakamë te Mati 1, punëtori i “Pastrimit” goditet nga vetura, ka edhe të arrestuar

    Aksioni i Antidrogës në Prishtinë rezulton me dy të arrestuar dhe sekuestrim të marihuanës

    Bënte veprimet të rrezikshme me motor në rrugë, gjobitet i riu nga Istogu

    “Të kesh kujdes për sjelljet tua”, “Rrin në xhepin tim”: Detaje se si i jepte këshilla oficeri serb, Hysri Selimit

    Jo me ekskursione por me tabletë, komuna e Skënderajt shpërblenë me dhurata nxënësit e dalluar në gara (Dokument)

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.