Gazetari Lirim Mehmetaj e ka ballafaquar Nënkryetaren e LDK-së, Jehona Lushakun, për të arsyetuar propozimin e Lumir Abdixhikun për Qeveri Nacionale Kalimtare.
Mehmetaj: Pse duhet Albin Kurti m’ju nxjerr prej qëndrimeve originale?
Lushaku: Numrat janë argumente të ngurta. Shumicën nuk po arrin ta bëjë VV, por as të tjerët nuk e kanë. Për këtë vlerësojmë se duhet marrëveshje politike
Mehmetaj: Këtë e kuptoj. Por, ku është ndërhyrja kualititative e LDK-së në këtë situatë? Ku është? Falemnderit për guximin më së pari, sepse unë kurrë me Lumir Abdixhikun s’e kam pas mundësinë me qenë. S’keni alternativë dmth.