Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Lushaku-Sadriu për Faton Pecin: Braktisi LDK-në për interesa personale

    06/05/2025 22:10
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputetja dhe nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, i cili ka kritikuar LDK-në duke e cilësuar si një parti pa identitet dhe pa të drejtë për të ftuar partitë në bashkëpunime politike.Në Debat Plus, Lushaku-Sadriu e ka quajtur Pecin “shërbëtor” të Vetëvendosjes, duke shtuar se ai kishte braktisur LDK-në për interesa personale për t’u bashkuar me një subjekt ideologjikisht të kundërt – Lëvizjen Vetëvendosje.

    “Vërtetë është për keqardhje, qysh një deputeti i Kuvendit, që e ka braktisur LDK-në për çështje krejt interesash. Ka shkruar te një parti krejt e kundërt ideologjikisht, e majtë, iu ka bërë shërbëtorë.Faton Peci për para se me fol për vlertat identitare të LDK-së, duhet me na tregu për kontratat super korruptive që i ka në tavolinë edhe prokuroria. Është mirë me i dallu kush ka të drejtë morale me fol për çka. Në këtë rast du vetëm me thënë që LDK-ja po tregon që ka kurajo për me qenë unifikuese dhe me dal përtej interesave partiake për adresuar një krizë politike. Përndryshe ne i kemi thënë një ‘JO’ të madhe Vetëvendosjes dhe çiftave të Faton pecit, që përdorin një gjuhë të tillë”, ka thënë Lushaku-Sadriu.


    Reagimi i saj erdhi pas deklaratave të Pecit në ATV.“Kam përshtypje që kanë mbetë vetëm shkronjat, ndërsa është një subjekt i ri që quhet ‘Rruga e Re’. Është paradoksale me pretendu me marrë rol në rast se një kryeministër i ka 42.3% të votës dhe përfaqëson shumicën shqiptar”, ka thënë Peci ndër të tjera.

    Artikuj të ngjashëm

    Abdixhiku takon Kallasin, ia tregon propozimin e LDK-së për qeveri gjithëpërfshirëse

    Hykmete Bajrami publikon të dhënat: Në katër muajt e parë të vitit 2025, importi i energjisë ka arritur shumën 140 milionë euro

    Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

    Të Fundit

    Vdejka e dyshimt e gruas në QKUK, flasin nga ShSKUK

    Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

    Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

    U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

    Prishtina, fituese e Kupës së Kosovës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.