Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Haliti: Pozita po lufton për të përçarë opozitën ndërsa këto të fundit po presin dorëzimin e Kurtit, që s’pritet të ndodhë

    06/05/2025 21:18
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka refuzuar ftesën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për bashkëqeverisje.

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka propozuar që të bëhet një qeveri e tranzicionit.

    Abdixhiku në përgjigjen që i ka dërguar Kurtit thekson se duke patur parasysh stagnimin 4-vjeçar të vendit e sheh të pamudnur bashkëpunimin mes këtyre dy subjekteve politike.

    “LDK-ja, për mungesë besimi dhe duke pasur parasysh stagnimin 4-vjeçar të vendit nën udhëheqjen tuaj, rrezikimin e aleancave strategjike, të sigurisë nacionale, rrezikimin serioz të demokracisë dhe të lirisë së shprehjes, atakimin e institucioneve të pavarura kushtetuese, mosrespektimin e vendimeve të këtyre institucioneve, mbi të gjitha polarizimin e thellë shoqëror, e ka vlerësuar të pamundur bashkëpunimin me ju”, thuhet në letër.

    Në lidhje me refuzimin e ftesës që Abdixhiku i bëri Kurtit ka folur ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti.

    Haliti tha se kjo që po ndodh është një betejë politike mes të pozitës e opozitës.

    Ai theksoi se pozita po lufton për të përçarë partitë opozitare ndërsa këto të fundit po presin dorëzimin e Kurtit që sipas Halitit s’pritet të ndodhë në këtë mënyrë.

    “Kjo është betejë politike në mes të pozites e opozites. Pozita po lufton për te përçarë ti ndarë partitë opozitare e partitë opozitare po presin dorëzimin e Albinit, që unë për veten time mendoj që nuk do të ndodhë dorëzimi i Albinit në këtë mënyrë. Por edhe zgjatja e kohës për arritjen e marrëveshjes me njërën parti apo me të gjitha do i’a rrisë çmimin që do e paguaj VV-ja” deklaroi Haliti.

    Ish-deputet, Haliti, tha se subjektet politike tashmë kanë kanë ‘zbuluar’ bllokadën përmes Albulenës si kandidate për kryetare të Kuvendit me qëllim që të piqen kushtet për një koalicion të mundshëm.

    “Në këtë rastë askush me askënd ska marrëveshje për qeverisje të përbashkët, por kanë zbuluar bllokaden përmes Albulenës si kandidate për Kryetare të Kuvendit, me qëllim që të piqen kushtet për një kualicion të mundëshem, i cili do ketë një kosto të lartë për VV. Tani spo munden me e keqpërdorë ndonjë Ambasadorë të fuqishëm por do përpiqen ta shfrytëzojnë opinionin publik të cilit do i “nënshtrohen”” tha Haliti

    Artikuj të ngjashëm

    Bajrami: U mblodhëm për të 17-ën herë, s’lëvizëm asnjë hap para

    Gashi (LDK): LVV e ka detyrë kushtetuese të gjejë konsensus që kandidati i tyre të kalojë

    LDK vazhdon me Ruzhdën, nominohet si kandidat për kryetar të Junikut

    Të Fundit

    Kjo është top 10-shja e Eurovizionit 2025

    Shqipëria pas më shumë se një dekade në top 10-she, zë vendin e 8 në Eurovizion

    Austria fiton Eurovisionin 2025

    Shqipëria merr 173 pikë nga publiku

    Përfundon votimi i jurisë kombëtare: Shqipëria grumbullon 38 pikë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.