Aktorja turke Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si “Isil” në serialin “Kizilcik Serbeti”, ndërroi jetë disa javë më parë në moshën 35-vjeçare.
Fillimisht u raportua se ajo kishte vdekur nga një sulm në zemër, ndërsa më pas u ngritën dyshime se mund të kishte lidhje me një kafshim majmuni gjatë një udhëtimi në Tajlandë.
Pas kërkesës për hetime të mëtejshme dhe një autopsie të re, Instituti i Mjekësisë Ligjore në Turqi ka përcaktuar shkakun e vdekjes.
Ece Irtem
Sipas raportit, Ece ka ndërruar jetë si pasojë e helmimit nga alkooli etilik.
Në analizat mjeko-ligjore u gjet një nivel i lartë i alkoolit në gjakun e saj, rreth 395 mg/dl, dhe u konkludua se vdekja kishte ardhur si pasojë e helmimit nga etanoli.
