Një debat i tensionuar ka ndodhur mes Fuegos dhe Anjezës në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”, menjëherë pas përfundimit të spektaklit të së premtes mbrëma.
Gjatë përplasjes, Anjeza nuk ka arritur t’i përmbajë emocionet dhe ka shpërthyer në lot, teksa i është drejtuar reperit me tone të ashpra.
E revoltuar nga sjellja e tij, ajo e ka kritikuar Fuegon, duke i kërkuar të ndalojë dhe të mos merret vazhdimisht me të.
