Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Zbulohet emri, kjo këngëtare qenka reja e Monikës

GD
Gazeta Demos18 mars 2026 në 18:21
Zbulohet emri, kjo këngëtare qenka reja e Monikës

Monika Kryemadhi mbetet padyshim një nga personazhet më të komentuar të këtij viti. Edhe pse të gjithë prisnin që ajo të tërhiqej pas gjithë turbullencave në politikë dhe ndryshimeve në jetën e saj familjare, Monika bëri të kundërtën. Ajo po e zotëron mjaft mirë rolin e opinionistes në Big Brother VIP, një rikthim që nuk pritej, por që po i funksionon mjaft mirë. Por përtej ekranit, vëmendja e madhe këto ditë është te filmi i saj i parë, “Me fat”, i cili sapo ka nisur rrugëtimin në kinema.

Pikërisht gjatë bisedës në “Goca dhe Gra”, Monika zbuloi detaje që i kishin shpëtuar publikut. Ajo tregoi se djali i saj, Besari, një djalë shumë i matur dhe i edukuar që i qëndron larg mediave, ishte skeptik për rolin e saj në film. Por, mbështetja kryesore për ta bindur atë ka ardhur pikërisht nga partnerja e tij, një artiste nga Shkupi.

Edhe në intervista paraprake, Monika ka folur me superlativa për zgjedhjen e djalit, duke treguar se kjo lidhje e ka afruar Besarin edhe më shumë me familjen.

Por pyetja është: Kush është kjo artiste që ka fituar zemrën e djalit dhe simpatinë e Monikës?

Epo përgatituni sepse emrin e saj e njihni të gjithë! Burime ekskluzive për Prive By Liberta Spahiu konfirmojnë se partnerja e Besarit është këngëtarja e njohur nga Shkupi, Kanita! Këngëtarja, e cila njihet për zërin e saj potent dhe stilin mjaft diskret, është në një romancë shumë të shëndetshme me Besarin prej kohësh.

Kanita ka arritur të krijojë një urë komunikimi mjaft të bukur edhe me familjen e partnerit, duke u bërë kështu pjesë e pandarë e tyre. Duket se Besari dhe Kanita janë padyshim një nga ato çiftet që vërtetojnë se dashuria mund të jetë shumë e fortë edhe kur jetohet larg zhurmës së panevojshme.

bbva

Më shumë nga Magazine

  • 19:25Edhe në muajt e fundit të shtatzënisë, Xhuli Nura nuk heq dorë nga palestra
  • 18:53Selvije Jao reagon pas ndihmës për Roelin: Jam e lumtur që nuk është vetëm
  • 16:54Dy detajet që Violetë Kukaj po i bën trend në ahengjet shqiptare
  • 16:07Arbenita shfaqet me ndryshime në pamje, a ka bërë ndërhyrje estetike?
  • 09:52E papritur, rikthehet bashkë dyshja e njohur e showbizit?