Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Magazine

Zbulohet data, ja kur do të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina

GD
Gazeta Demos3 gusht 2026 në 20:07
Zbulohet data, ja kur do të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina

Disa ditë më parë, u raportua se ata po planifikonin të martoheshin dhe të bënin dasmë, ndërsa tani duket se çdo gjë është gati: Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez mund t’i japin fund beqarisë pikërisht këtë javë, më 8 gusht.

Sipas lajmeve të fundit nga mediat rozë në Portugali dhe ato britanike, çifti më i përfolur i botës së sportit dhe showbiz-it pritet të thotë “PO” këtë të premte, më 8 gusht.

Megjithëse ylli i futbollit e kishte konfirmuar dëshirën për t’u martuar që gjatë intervistës së tij të bujshme me Piers Morgan—duke deklaruar se ceremonia do të zhvillohej pas përfundimit të Kupës së Botës—data dhe vendndodhja e saktë kishin mbetur gjithmonë një mister i madh.

Spekulimet janë shtuar ndjeshëm muajt e fundit, veçanërisht pas propozimit për martesë që futbollisti i bëri Georginës më 12 gusht 2025.

Ndonëse zërat e parë flisnin për një ceremoni në Madeira, ishullin portugez ku Ronaldo lindi dhe u rrit, me kalimin e kohës vëmendja u zhvendos pranë Lisbonës, në zonën pitoreske të Sintrës, ku përflitej vila neogotike Quinta da Regaleira.

Megjithatë, raportimet më të fundit këmbëngulin se ceremonia e madhe do të zhvillohet pikërisht në vendlindjen e tij në Madeira këtë të premte, më 8 gusht.

Edhe pse çifti ende nuk ka dalë me një konfirmim zyrtar për detajet e festës, data 8 gusht ka ndezur rrjetin dhe mediat ndërkombëtare, të cilat e konsiderojnë këtë dasmë si një nga ngjarjet më të mëdha VIP të vitit.

Tashmë mbetet vetëm të shohim se si do të rrjedhin gjërat këtë javë dhe të presim fotot e para nga ceremonia e shumëpritur.

dataronaldogusht

Më shumë nga Magazine

  • 22:49‘Shpërtheu’ në lot pas një situate në Big Brother, Arlinda rrëfen për ankthin dhe bullizimin që përjetoi në të kaluarën
  • 21:47Akili përplaset me Arlindën: Duhej t’i shëroje plagët para se të hyje në BBVK
  • 19:55Aktori kosovar kujton me fjalë të dhimbshme vëllain që i vidq para disa ditësh
  • 18:08Zoja shpërthen në lot, kjo është arsyeja
  • 18:06"Ti je dështak", banorët e BBVK 'përplasen' pak para Prime-it