Agan Asllani, ka shkruar disa ditë pas vdekjes së vëllait të tij Beratit.

"E panumërt është dëshmia e njerëzve për mirësinë që ke treguar gjatë këtyre viteve sa patëm fatin të të kishim pranë. E kjo dëshmi më bën krenar.

Prej tash e deri në ditën kur edhe unë të vij atje ku je ti, do të jetoj me kujtimet për ty. Falënderimi i takon Allahut që më ka dhuruar kaq shumë kujtime me ty, të cilat do t’i ruaj gjithmonë në zemër.

Të gjithë juve që më keni ngushëlluar, ju falënderoj përzemërsisht. Allahu ju shpërbleftë!", shkroi aktori.