Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Zbulohet aksidentalisht data e nisjes së Big Brother VIP Kosova 4?

GD
Gazeta Demos27 tetor 2025 në 18:41
Zbulohet aksidentalisht data e nisjes së Big Brother VIP Kosova 4?

Fansat e Big Brother VIP Kosova kanë filluar të bëjnë hamendësime pas një detaji të fundit që ka dalë nga një bashkëpunim i ekipit të formatit me prodhuesit e “Grande Fratello” në Itali.

Një video e shkurtër e publikuar nga Olsa Muhameti ka mjaftuar për të ndezur rrjetet dhe për të shtuar kureshtjen rreth datës së fillimit të sezonit të katërt.

Moderatori dhe autori i programit, Alaudin Hamiti dhe producentja ekzekutive Olsa Muhameti janë parë në ambientet e shtëpisë së Grande Fratello në Romë, si pjesë e një vizite për shkëmbim përvojash mes dy produksioneve televizive.

Por ajo që mori vëmendjen ishte një moment në videon e publikuar nga Muhameti, ku një pjesëtar i stafit italian dëgjohet duke pyetur Alaudinin për datën e nisjes së BBVK-së.

Përgjigjja e tij, “3 apo 7 Nëntor”, ka mjaftuar që ndjekësit ta marrin si një “zbulim aksidental” të datës së nisjes së sezonit të ri.

Ky fragment, i regjistruar pa qëllim gjatë bashkëpunimit në Itali, është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke nxitur spekulime të shumta.

Megjithëse produksioni i Big Brother VIP Kosova ende nuk ka dhënë një konfirmim zyrtar, datat e përmendura tashmë po diskutohen si më të mundshmet për premierën e edicionit të katërt

BBVK

Më shumë nga Magazine

  • 20:42Nga “ankesa” që s’performoi Dua Lipa te kërkesat për të gjetur të dashur, vizitorët flasin përr Sunny Hill
  • 20:19“Nuk më ka bërë nëna objekt talljeje”, Labi reagon ashpër ndaj komenteve
  • 20:07Zbulohet data, ja kur do të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina
  • 22:52Sindi konfirmon romancën? Publikon foton e parë krah partnerit
  • 20:04Ish i dashuri i kushton këngë Egli Takos?