Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Yll Limani publikon këngën e tij të re “Ta kom fal”

GD
Gazeta Demos28 maj 2026 në 19:11
Yll Limani publikon këngën e tij të re “Ta kom fal”

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të albumit “Thirrëm Sot ose Nesër”, të publikuar në dhjetor të vitit të kaluar, Yll Limani rikthehet sot me projektin e tij të parë muzikor për këtë vit, këngën e re “Ta Kom Fal”.

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe videoklipit, i cili është realizuar në Berlin, Gjermani, në bashkëpunim me një nga top produksionet gjermane. Atmosfera filmike, qasja artistike dhe standardi i lartë i realizimit e bëjnë videoklipin një pjesë të rëndësishme të rrëfimit që përcjell kënga.

Me një interpretim emocional dhe një histori që prek temat e dashurisë, faljes dhe reflektimit, “Ta Kom Fal” vjen si vazhdim natyral i një periudhe shumë të suksesshme për Yllin, pas albumit që u mirëprit nga publiku dhe u shndërrua në një prej projekteve më të komentuara të viteve të fundit.

Kënga tani është e disponueshme në të gjitha platformat digjitale.

Yll Limani aktualisht ndodhet në turneun e tij, i cili po vazhdon me sukses në mbarë rajonin dhe ku artisti po performon para mijëra fansave në qytete të ndryshme.

Me “Ta Kom Fal”, Yll Limani vazhdon të dëshmojë aftësinë e tij për të sjellë vazhdimisht risi, duke ruajtur njëkohësisht identitetin e tij unik artistik që e ka bërë të dashur për publikun në mbarë trojet shqiptare.

Yll Limani

Më shumë nga Magazine

  • 13:26Vdes aktorja e njohur
  • 17:27Çfarë ka në syrin e Leonorës? Këngëtarja tregon çka i ndodhi
  • 16:01Sara Hoxha i hyn televizionit, debuton si moderatore në Top Channel
  • 16:00Si dukej 10-vjet më parë? Selena Gomez u përgjigjet fansave
  • 21:14“Ky popull paska pas shpiuna”, Leonora Jakupi e ashpër, “90% e dëshmitarëve ishin shqiptarë”